Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot 5 objekte, në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe.
Këto objekte janë shembur në pjesën lindore të lotit të IIII, në Shkozë.
“Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes së Territorit ka rifilluar punën sot në gjurmën ku do të
ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës. Në pjesën lindore, loti III, Shkozë, IKMT ka nisur prishjen e
5 objekteve, një dhe dy katëshe, me funksione të ndryshme.”– njofton sot IKMT.