Pas presidentit Ilir Meta, edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me raportin e publikuar nga OECD që e rendit Shqipëria të 4-tën në botë për emigracionin e personave me aftësi të larta në punë dhe të 8-tën në botë për normën e largimit të intelektualëve.
Ai bën një replikë për presidentin Meta i cili tha më herët se largimi i ‘ajkës’ së shoqërisë, është një tregues i dhimbshëm ndërsa e konsideron ditën e zgjedhjeve si një referendum vendimtar për të ardhmen e vendit.
“Propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe, që tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve tanë! A thua se Iliri, Saliu apo Luli e Monika nuk ishin në pushtet me vite të tëra dhe po këta do t’i kthejnë shqiptarët nga rruga, me kallamin e tyre magjik!
Por një raport me të dhënat e 5-6 viteve më parë, i përdorur për politikë kundër qeverisë sot nga Presidenti i Republikës, është fiks argumenti pse shqiptarët në 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së! Çfarë degradimi!”- shkruan Rama.