Vendosni fjalën kyçe....

36 autoambulancat e reja, Rama ironizon opozitën: Imagjinoni të na gjente pandemia me katërrrotakët e saj


Kryeministri Rama ka sulmuar opozitën teksa ka ka vizituar 36 autoambulanca të reja. Ato u vërejtën që mëngjesin e sotëm teksa ishin rreshtuar në Sheshin Skënderbej.

Kreu i qeverisë shkruan se me mjetet e prezantuara sot mbyllet programi i shndërrimit të flotës së Urgjencës Shëndetësore.

Rama thekson me ironi se sikur pandemia ta kishte gjetur vendin me katërrrotakët e sotëm opozitarë, do kishte qebë hata kombëtare.

“Me 36 autoambulancat e reja moderne, përmbyllet programi i transformimit të flotës sonë të Urgjencës Shëndetësore, nga një inventar karakatinash me katër rrota e pa asgjë brenda, në një fuqi të motorizuar e të pajisur me standardet më të mira europiane, e cila sot ka kapacitetin e plotë në kryerjen e misioneve të saj në territorin e Shqipërisë, 24 orë në 7 ditë të javës. Imagjinoni vetëm sikur pandemia ta kishte gjetur Shqipërinë me katërrrotakët e katërshes së sotme opozitare dhe sidomos me LSI në drejtimin e shëndetësisë, se çfarë hataje kombëtare do të kishte qenë.” – shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *