Ka shkuar në 44 numri i personave të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në një restorant në Ferizaj të Kosovës.
Një pjesë e të lënduarve që kanë qenë në gjendje më të rëndë janë dërguar në Prishtinë për trajtim më të specializuar.
Dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë e janë operuar menjëherë ndërsa 13 të tjerë janë paraqitur me dëmtime më të lehta.