Vendosni fjalën kyçe....

Tottenhami shkon në finale të Kupës Carabao


Tottenhami ka fituar kundër Brentfordit me rezultat 2-0 për të arritur në finale të Carabao Cup në Angli. Skuadra e Jose Mourinhos shënoi në dy pjesët e ndeshjes derisa për miqtë pati një gol të anuluar në pjesën e dytë nga VAR

Tottenhami e ka mposhtur me rezultat 2-0 Brentfordin për të kaluar në finale të Carabao Cup ku do të luajë kundër fituesit të nesërm Manchester United-Manchester City.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje filloi shumë më mirë për Tottenhamin të cilët edhe e fituan atë, edhe pse me një rezultat tepër të ngushtë.

Goli i parë erdhi në minutën e 12-të dhe atë e shënoi Sissoko. Ishte një gol i bukur me kokë pas krosimit të bërë nga talenti i Real Madridit, Reguilon.

Pjesa e dytë ishte shumë më interesante, me skuadrën mysafire që tentonte të shënonte dhe krijojë disa raste të mira për shënim.

Ata madje arritën që ta barazojnë rezultatin në minutën e 63-të por goli u anulua për shkak të pozitës jashtëloje.

Hapja e lojës së Brentford i kushtoi atyre për shkak të lojës cinike të Mourinhos me anë të kundërsulmeve.

Kështu në minutën e 70-të Ndombele do të bentë një pasim të mahnitshëm për Min-Son, i cili shënoi golin e dytë dhe të sigurisë për Spurs.

Gjërat do të vështirësohen shumë për Brentford pasi që Dasilva do të ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 84-të.

Për dallim nga vitet e tjera, ku janë luajtur dy ndeshje në gjysmëfinale, këtë vit, për shkak të pandemisë Covid-19 do të zhvillohet vetëm një gjysmëfinale .

Tottenham në finale do të luajë kundër fituesit të çiftit Manchester United-Manchester City, ndeshje e cila zhvillohet nesër.

Finalja e Carabao Cup zhvillohet më 28 shkurt në Wembley të Londrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *