Vajzat e mitura që u gjetën sot në Përmet pasi ishin shpallur të zhdukura që nga data 1 janar 2021, kanë pohuar se janë larguar nga banesa me dëshirën e tyre pasi sipas tyre, prindërit silleshin keq me to.
Të miturat me iniciale M.H. e K.A, të moshës 16-vjeçare ishin larguar katër ditë më parë nga Tirana, ku banonin.
Fillimisht prindërit e të miturave, shoqe me njëra-tjetrën i denoncuan të zhdukura pasi ishin larguar nga banesa në datën 1 janar 2021 dhe nuk ishin kthyer më. Pas kësaj policia i shpalli në kërkim ndërsa ato janë gjetur sot e do kthehen në banesë.