Vendosni fjalën kyçe....

Xhaçka flet si ministre e Jashtme: Do reformoj shërbimin diplomatik


Ish-ministri i Jashtëm i deleguar Gent Cakaj dhe kryeministri Edi Rama, i kanë dorëzuar sot zyrtarisht detyrën ministres së re të Jashtme, Olta Xhaçka.

Ministrja e re për Europën dhe Punët e Jashtme, tha se detyra që i është besuar është mjaft e rëndësishme në një vit historik për procesin e integrimit të vendit.

Ai falenderoi Ramën dhe Cakajn për arritjet e deritanishme ndërsa foli dhe për punën që vetë do të kryejë në drejtim të këtij dikasteri.

Xhaçka tha se do të krijojë një grup pune me ambasadorët me eksperiencë në vendin tonë për të hartuar një plan që situata si ajo në konsullatën në Athinë, ku pati një grumbullim të madh personazh dhe vonesa në marrjen e shërbimit, të mos përsëriten.

“I dashur Genti më lejo që të drejtohem miqësisht, i nderuar kryeminsitër, fillimi i vitit është moment i mirë për nisjen e projekteve të reja, kjo që më është besuar është një sfidë e jashtëzakonshme për mua.

Ky ishte një vit dramatik. Pikësëpari dua të falenderoj nga zemra kryeministrin që më ka besuar këtë detyrë në një vit kaq të rëndësishëm që është për integrimin e vendit.

Kam shumë respekt për Gentin, jam shumë e privilegjuar që do të kem si këshilltar të dy ju, kryeministrin dhe Gentin, puna që keni bërë do e bëjë punën time shumë më të lehtë, edhe pse do e kem të vështirë që të ju zëvendësoj të dy ju.

Puna juaj e bën punën time shumë më të lehtë.

Nuk më duhet të shpik rrotën, përkundrazi. Por, unë nuk do mjaftohem me atë që kanë bërë ministrat më herët, por të punoj sa më shumë për vendin tonë.

Eksperienca e madhe është një aset, po aq rutina është një problem i madh. Kryenegociatori jo vetëm të marrë përgjegjësinë, por edhe punën e bërë. Pamjet nga konsullata në Athinë, nuk duhen përsëritur.  Do të krijoj grup pune me ambasadorë me përvojë për të krijuar hapa për të reformuar shërbimin diplomatik. 

Nga Rama kam mësuar ase asnjëherë nuk është mjaft, ndaj besoj fort që kjo ministri duhet të shkëlqejë në çdo drejtim. Shkëlqimi i Shqipërisë në OSBE është një mësim i madh, i njëjtë duhet të jetë edhe shkëlqimi në Këshillin e Sigurimit që Shqipëria ulet për herë të parë, kush ka pasion për ta cuar punën më tej do jetë në habitatin e fundit me mua, ndërsa kush nuk e ka padiskutim duhet ta gjejë këtë motivim pa humbur kohë. 

Për mua është një nder shumë i madh që jam besuar në këtë detyrë, jam falënderues ndaj kryeministrit dhe parlamentit. Këtë borxh që kam ndaj kryeministrit dhe parlamentit të vendit tim, do përpiqem që ta shlyej me punë. Do të jem objektive që të mos ketë asnjë problem në këtë ministri. I suksesshëm qoftë ky vit, edhe në diplomaci. Do bëj maksimumin për të çuar përpara atë që Cakaj e kryeministri kanë arritur.”- deklaroi Xhaçka.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *