Kreut të Vetëvendosjes, njëherazi ish-kryeministër i Kosovës, Albin Kurtit, i ndalohet kandidimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Kështu është shprehur njohësi i çështjeve juridike, Ehat Mitaraj, ka thënë se me aktgjykimin e sotëm të zbardhur të Gjykatës Kushtetuese, u ndalohet kandidimi për deputet të gjithë atyre që janë të dënuar në tri vitet e fundit me vendim të formës së prerë.
Me këtë vendim, sipas tij, preket edhe lideri i VV-së, Albin Kurti, të cilit Apeli ia ka vërtetuar dënimin me kusht në verën e vitit 2018. Pra, ende nuk kanë kaluar 3 vjet, shkruan ‘Express’.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës zbardhi sot vendimin e plotë lidhur me kërkesën e vetëvendosjes për vlefshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, i cili mundësoi ngritjen e ‘Qeverisë Hoti’.
Më herët, Kushtetuesja e kishte renditur si të pavlefshme votën e Arifit, i cili ka pasur një dënim të formës së prerë duke rrëzuar ‘Qeverinë Hoti’ e duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.