Vendosni fjalën kyçe....

Aktorja e filmave pornografikë: Zgjedhja e Kamala Harris si zv.Presidente do na marrë në qafë


Ndërsa shumë demokratë janë ende të zënë duke u marrë më çështjen e zgjedhjeve presidenciale, një yll i pornografisë ka ngritur shqetësimin mbi historikun e zv.presidentes së zgjedhur Kamala Harris, që më herët ka shënjestruar insdustrinë e filmave për të rritur.

Në një deklaratë të ashpër në Daily Beast, ylli i filmit për të rritur, Cherie DeVille, përshkruan pse shumë në industrinë e të rriturve janë të shqetësuar për zgjedhjen e Harris, duke thënë se ajo do të sjellë një armiqësi e luftë ndaj tyre sapo të ulet në Shtëpinë e Bardhë.

Aktorja veterane thotë se yjet e pornografisë kanë ngritur shqetësime në lidhje me Harris që nga koha e saj si prokurore në San Francisco, në vitet 2004-2011.

DeVille shpërtheu ndaj Harris për kundërshtimin e një nisme në San Francisko për të legalizuar prostitucionin dhe për përpjekjen për të ndjekur penalisht pronarët e një faqeje pornografike në internet.

“Në emër të mbrojtjes së grave, Harris i ka shtyrë punonjëset në industrinë seksuale përsëri në cepat e rrezikshëm të rrugëve.” – tha ylli i pornografisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *