Një 55-vjeçar është arrestuar në Kavajë pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.
Xheladin Deda, banues në Rrogozhinë është dënuar nga gjykata e Torinos me 4 vite e 4 muaj burg për shfrytëzim prostitucioni e dhunë seksuale.
Pas prangosjes, personi në fjalë pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj.
“Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe árrestohet një 55-vjeçar i shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Operacioni nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Rrogozhinë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Xheladin Deda, 55 vjeç, banues në Rrogozhinë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 4 muaj bùrg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Dhunë seksuale”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.” – thuhet në njoftimin e policisë.