Si çdo mëngjes tjetër, kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka nisur ditën duke publikuar një video-mesazh të shkurtër ku adreson një nga premtimet e pambajtura të kryeministrit Edi Rama.
Ai sot ndalet tek borxhi publik.
“Ju kujtohet kur Edi Rama premtoi uljen e borxhit publik? Krejt e kundërta, prej 2013-ës borxhi publik u rrit me 3.25 miliardë euro. Rama ka dështuar. Shqipëria sot është më e varfër. Nëse këtë nuk e ndalim sot, fëmijët dhe nipërit tanë do punojnë gjithë jetën e tyre për të shlyer borxhet që merr kjo qeveri. Ne kemi një plan konkret, ne do t’i rikthejmë Shqipërisë shpresën.”– thuhet në videon e publikuar nga Basha.
Kryedemokrati shkruan krahas videos: ”Rama kujdeset vetëm për veten. Është koha për ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët!”