Gazetari Baton Haxhiu ka befasuar me deklaratën e tij duke thënë me bindje se Kryeministri Edi Rama po negocion për normalizimin e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Turqisë.
Haxhiu në emisionin “Opinion” deklaroi se Rama pas vizitës në Turqi do shkojë në Greqi dhe do kërkojë pajtimim mes dy vendeve.
Pjesa nga diskutimi:
Haxhiu: Një vizitë e Ramës është parashikuar në Athinë të premten. Kam një bindje që një marrëdhënie e tillë e shpejtë, e shpeshtë Stamboll -Athinë mund të sjellë një rezultat diplomatik që mund të jetë i rrallë.
Fevziu: Vizita do të jetë për balancë diplomatike?
Haxhiu: Unë mendoj që ka diçka tjetër. Është një negociatë për disa muaj, mos të them më shumë se 5-6 dhe një përpjekje e një shteti të vogël për të pajtuar dy shtete të mëdha.
Fevziu: Gent Caka pajtoi Greqinë me Turqinë?
Haxhiu: Unë mendoj se ndonjëherë njeriu është më i rëndësishëm se sa shteti.
Fevziu: Është Rama vetë thua ti?
Haxhiu: Besoj që po.
Fevziu: Është nismë profesionale apo personale?
Haxhiu: Nuk mund të flasim për detaje. Nëse ju kujtohet kur e kemi bërë një debat për raportin Greqi- Turqi kanë qenë ditët e negociatave, që realisht kanë pas momente të vështira, që në një mënyrë apo një tjetër Kryeministri shqiptar ka bërë çmos që nga Stambolli në Athinë.
Fevziu: Rama ka negociuar mes dy palëve apo është ofruar të negociojë?
Haxhiu: Nuk di detajet, megjithatë është një prej përpjekjeve më të rëndësishme diplomatike dhe politike dhe këto përpjekje besoj që do e kenë një fund.