Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka miratuar vaksinën kundër Covid-19 të zhvilluar nga kompania amerikane Moderna, për përdorim në të gjithë BE-në, duke e bërë atë vaksinën e dytë që merr dritën jeshile për t’u përdorur kundër pandemisë.
Rregullatori europian rekomandoi që vaksinës t’i jepet një autorizim i kushtëzuar për përdorim te personat e moshës 18 vjeç e lart, sipas një deklarate të lëshuar nga agjencia.
Emer Cooke, drejtori ekzekutiv i EMA-s e përshkroi vaksinën si ‘një tjetër mjet për të kapërcyer gjendjen e tanishme emergjente’, duke shtuar se puna e rregullatorit ‘do të drejtohet gjithmonë duke u bazuar te provat shkencore’.
Në arritjen e vendimit të saj mbi vaksinën e Modernas, EMA zhvilloi një provë klinike që përfshiu rreth 30,000 persona. Sipas hulumtimit vaksina tregoi një efikasitet prej 90.9 përqind tek personat që e bënë, tha EMA.
Vaksina Covid-19 e zhvilluar së bashku nga Pfizer dhe BioNTech ishte e para që u miratua në të gjithë BE-në në dhjetor, më shumë se dy javë pasi iu dha drita jeshile në Mbretërinë e Bashkuar dhe një javë pas autorizimit në SHBA.