Paraditën e sotme, ka dalë në një deklaratë për mediet ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, lidhur me akuzat se presidenti ka bllokuar projektin e Shqipërisë e Fondit Saudit për segmentin Vlorë-Orikum.
Rama ka shpërndarë videon e deklaratës live të ministres Denaj, ndërsa i drejtohet presidentit Ilir Meta me fjalët: “Mos e pengo Vlorën Ilir, sepse Vlora s’është ledh i LSI-së, po është konaku i Shqipërisë.
Ndiqni Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në komunikim me publikun për pengmarrjen e projektit të rindërtimit në segmentin Vlorë – Orikum.
(Projekti financohet nga Fondi Saudit dhe është bllokuar nga Ilir Meta, për arsyen e kuptueshme kollaj fare nga çdo qytetar i Vlorës e i Shqipërisë, nëse s’është kaçak i LSI-së).”- shkruan Rama krahas videos.
NË deklaratën e sotme, ministrja thotë se projekti do të rinisë.
Lidhur me deklaratat e qeverisë, kujtojmë se presidenti Meta ka deklaruar se ka qenë vetë qeveria shqiptare që i ka kërkuar Fondit Saudit të Zhvillimit që të ndërpresë marrëveshjen për financimin e kësaj rruge.