Vendosni fjalën kyçe....

“Është koha për guxim të jashtëzakonshëm” – Trump ka një thirrje të fundit për Pence


Presidenti Donald Trump edhe një herë po i bën thirrje zv.presidentit Mike Pence që të vendosë veton në certifikimin e Kongresit për votën e Kolegjit Zgjedhor, diçka që shumë ekspertë thonë se ai nuk ka autoritet ligjor për ta bërë.

“Shtetet duan të korrigjojnë votat e tyre, të cilat ata tani e dinë se ishin të bazuara në parregullsi dhe mashtrime, plus procesi i korrupsionit nuk mori kurrë miratimin legjislativ.” – shkroi presidenti në Twitter të mërkurën përpara takimit të Kongresit për të certifikuar votimin, hapi i fundit para përurimit të demokratit Joe Biden në 20 janar si president i SHBA-së.

“Nëse Pence u dërgon votat mbrapsht shteteve, ne fitojmë” – shkruan Trump në Twitter.

“Bëje, Majk, kjo është koha për guxim të jashtëzakonshëm.” – shtoi ai.

Thirrjet pasojnë ato të pak ditëve të fundit të Trump drejtuar Pence duke e nxitur atë që të mos pranojë certifikimin e Kongresit, në një përpjekje të fundit për të mbajtur Biden që të mos hyjë në Shtëpinë e Bardhë.

Përpjekjet e ndryshme ligjore të presidentit për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve nga shtetet e shumta, të cilat ai thotë se bazohen në mashtrim, nuk kanë pasur sukses në gjykata, duke lënë Pence si mundësinë e fundit.

Sidoqoftë, ekspertët kanë argumentuar nëse zv.presidenti ka ndonjë fuqi të vetos mbi certifikimin e Kongresit, pasi Kolegji Zgjedhor tashmë ka certifikuar votën e tyre në dhjetor dhe roli i Pence është që thjesht të kryesojë procedurat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *