Vendosni fjalën kyçe....

Lajmëruan për vdekjen e saj kur ishte ende gjallë, ndërron jetë aktorja Tanya Roberts


Aktorja Tanya Roberts ka ndërruar jetë të hënën në mbrëmje. Lajmi është konfirmuar të martën nga partneri i saj, Lance O’Brien, pas një lajmërimi të parakohshëm të gabuar për vdekjen e saj.

Roberts ishte 65 vjeç.

Mediet amerikane kishin raportuar më parë se Roberts kishgte ndërruar jetë të dielën në mbrëmje, duke cituar zëdhënësin e saj Mike Pingel. Ky i fundit tha se lajmin e kishte marrë vesh nga partneri i aktores ndërsa kërkoi falje për gabimin.

O’Brien i tha CNN-it se ishte i tronditur pasi i dha lamtumirën Roberts në shtratin e saj në spital të dielën dhe u largua duke besuar se do të ishte hera e fundit që e shihte.

Të hënën në mëngjes, O’Brien mori një telefonatë nga spitali dhe mësoi se Roberts ishte ende gjallë. Mediat rregulluan artikujt e tyre duke shkruar se Roberts ishte ende gjallë dhe e shtruar në spital në gjendje kritike, të hënën pasdite.

Por të hënën në mbrëmje, pas orës 21:00 O’Brien thotë se ai u njoftua që aktorja kishte ndërruar jetë.

Roberts ishte shtruar në spital në Los Angeles që më 24 dhjetor, pasi ajo u rrëzua në shtëpinë e saj në Kaliforni pas një shëtitje me qentë e saj. Shkaku i saj i vdekjes nuk është bërë i ditur, por O’Brien dhe Pingel i thanë CNN-it se ajo ishte negative për Covid-19.

Roberts është  e njohur më së shumti për rolet e saj në filmin e James Bond “A View to a Kill” dhe pjesëmarrjen e saj në sezonin e fundit të “Charlie’s Angels”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *