Vendosni fjalën kyçe....

“Masat kundër koronavirusit mbeten në fuqi” – Komiteti Teknik i Ekspertëve në Konferencë për Shtyp


Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë në një konferencë për mediet për të folur mbi situatën epidemiologjike në vend.

Zv.ministrja Mira Rakacolli e cila është dhe kryetare e këtij komiteti, ka deklaruar se kanë vendosur që masat kundër koronavirusit të vijojnë të mbeten në fuqi.

“E qëndrueshme me një tendencë tëë lehtë ulje, e cila pritet të konfirmohet ose jo në javët në vazhdim.

Akoma nuk kemi të dhëna të plota për praninë e të ashtuquajturti virusi anglez në Shqipëri.

Ne mendojmë se në këtë lloj situatë të vazhdojë të mbetet në fuqi, ora policore, universiteti të vazhdojë mësimin online dhe po kështu fluturimet me Britaninë e MAdhe të mbeten të pezulluara deri në datën 18 janar.”– tha zv.ministrja Rakacolli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *