Pak orë pas vendimit të ish-deputetit e ish-ministrit të LSI-së, Nasip Naço, për t’u bashkuar me PS-në është publikuar një material video i para disa muajve ku shfaqet kryeministri Rama dhe ish-ministri tjetër i LSI-së, Lefter Koka, që të dehur i luten atij të bashkohet me ta.
Në takim ishte i pranishëm edhe ish-ministri socialist Gjiknuri. Kryeministri Rama e Koka bëjnë batuta me njëri-tjetrin teksa “ngacmojnë” me rromuze Naçon duke e nxitur që t’u bashkohet.
Edi Rama: Po ku je mo Nasip, ku je mo burrë, kaq partiak je, sa nuk vjen as të pish një gotë verë? Se ti je dhe qytetar… pi njeriu një gotë verë… apo ke hall se të shpallin armik. Ti s’je shpallur akoma po në listë je për t’u shpallur për armik… shihe pak këtë shihe (tregon me telefon Damian Gjiknurin që qesh). Hë mo fol ti…
Lefter Koka: Ky është pak kështu, nuk ka kurajo…
Edi Rama: Jo mo kurajë ka ky, por ka atë burrninë që do ta vrasin njëherë në mexhelis. O Nasip…
Lefter Koka: E ka vrarë Lona, i kanë thënë të vënë Elona Gurin para këtij…
Edi Rama: O Nasip, raki Skrapari vëlla, na fto ndonjë ditë, të jesh mirë, të përshëndesim vëlla.