Vendosni fjalën kyçe....

Mësymja e mbështetësve të Trump në Kongres shtyn certifikimin e Biden si President (Foto/Video)


Të mërkurën, Kongresi amerikan u mblodh për të miratuar fitoren në Kolegj Zgjedhor të Presidentit të zgjedhur Joe Biden

Nga ana tjetër, Donald Trump kishte thirrur një protestë të mbështetësve të tij në Uashington për të kundërshtuar konfigurimin e Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Mijëra mbështetës të Presidentit Trump u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë për të bërë thirrje për përmbysjen e rezultateve të zgjedhjeve 2020.

Qytetarët e mbledhur nuk u mjaftuan vetëm me tubimin jashtë dyerve të Kapitolit por tejkaluan kushtet e një proteste paqësore dhe mësynë në Kongres.

Forcat e sigurisë evakuuan menjëherë të kongresmenët së bashku edhe me nënpresidentin Mike Pence.

Fotot tregojnë se forcat e sigurisë madje kanë nxjerrë armët gjatë kohës që në sallë kishte zyrtarë për të përmbajtur hyrjen e protestuesve në sallën e Koongresit.

Revanshi i protestuesve nuk arrit të mbahej nga forcat e policisë dhe sigurisë duke bërë të mundur hyrjen e tyre në Kapitol dhe sallën e kongresit.

Nga ana tjetër Presidenti në Detyrë Donald Trump, pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve ka bërë thirrje që të mos dëmtohen policët dhe në një video më pas të shpërndarë në rrjetet sociale kërkon që demonstruesit të largohen nga Kapitoli.

Protesta e sotme në ditën e certifikimit të Presidentit të ri është një ngjarje që nuk është parë në SHBA duke bërë që kalimi i çelsave të Shtëpisë së Bardhë nga një president në tjetër të mos bëhet në mënyrë paqësore dhe pa tensione.

Kjo ka bërë që edhe certifikimi i Biden si president të shtyhet dhe të mos kryhet ditën e sotme./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *