Presidenti Meta i ka kthyer përgjigje akuzave të ministres së Financave, Denaj, e cila në një konferencë për shtyp sot tha se kreu i shtetit ka interpretuar gabim debatin lidhur me projektin e rrugës Vlorë-Orikum.
Po kështu ajo tha se Meta ishte njoftuar me dy shkresa zyrtare lidhur me marrëveshjen e huasë me Fondin Saudit të Zhvillimit.
Në një konferencë për shtyo nga Presidenca, shefi i kabinetit, Panariti, tha se ministrja e Financave, Denaj, në deklaratat e saj nuk e kupton antikushtetueshmërine e saj në deklaratat e bëra.
“Nëse ministrja e Financave, Denaj, nuk arrin të kuptojë se ku qëndron antikushtetueshmëria e saj, presidenti në shkresat që i ka dërguar i ka kujtuar detyrimet e saj. Ministrja kishte tre muaj kohë që të merrte masa. I bëjmë thirrje ministres të përmbushë detyrimet kushtetuese e të mos krijojë vonesa për investimet në qarkun e Vlorës. Të paraqesë te presidenti dokumentacionin siç e e kërkon Kushtetuta dhe presidenti do e shtyrtojë brenda ditës këtë kërkesë. Presidenti nuk mund të bëhet palë në shkelje. Zonja ministre nxitoni të ndreqni sa më parë të metat e procesit siç i përmendët sot presidentit precedentët. Para nënshkrimit kishit shumë detyra për të përmbushur por as s’i keni lexuar. I bëjmë thirrje ministres e kryeministrit të përmbushin detyrimet që u ngarkon ligji.” – tha ndër të tjera Panariti.