Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, ka thënë se universitetet do vijojnë ta bëjnë mësimin online edhe për dy javët e ardhshme.
Rakacolli tha po kështu se fluturimet me Britaninë e Madhe do qëndrojnë të pezulluara deri në datën 18 janar.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes e të zbatojnë masat e vendosura nga autoritetet si mbajtja e maskave e distancimi social.
Përsa i përket vaksinimit, zv.ministrja e Shëndetësisë tha se ai do nisë brenda muajit janar.
“Vaksinimi do nisë brenda muajit janar. Nuk kemi të dhëna për virusin anglez në Shqipëri dhe hapat e mëtejshëm do vendosen mbi dinamikën e situatës. Mësimi online edhe për dy javë, flutuimet me Britaninë të jenë të pezulluara deri më 18 janar. Duhet të jemi të vëmendshëm e të zbatojmë masat e autoriteteve shëndetësore, të mbajmë maskën. Shkollat e arsimit parauniversitar është lënë paraprakisht të fillojë në datën 11 janar, siç është parashikuar.” – tha ndër të tjera zv.ministrja e Shëndetësisë.