Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Ndërtimi i spitalit të Fierit për tre muaj, bast i fortë. Erdogan aty për aty: Për ne është një grimcë


Kryeministri Rama falëndëroi presidentin turk për ndihmën e dhënë gjatë dy tërmeteve që goditën Shqipërinë në vitin 2019 si dhe gjatë pandemisë në vijim, Covid-19.

Kreu i qeverisë shqiptarë, që ndodhet në Turqi për një vizitë dyditore, foli gjatë konferencës për shtyp me kreun e shtetit për dy projekte që i cilësoi tejet të rëndësishme.

Rama tha se Universiteti Teknologjik Turk, ITU, do jetë së shpejti i pranishëm në Shqipëri e po kështu theksoi se Turqia do ndërtojë brenda tre muajsh spitalin rajonal të Fierit.

“Marrëveshja që nënshkruam sot jo vetëm që na bën partnerë strategjikë por e ngre marrëdhënien institucionale mes dy qeverive në nivel tjetër. Kemi nënshkruar marrëveshje të rëndësishme në fushat e turizmit, shëndetësisë e arsimit. Një universitet tejet i rëndëishëm dhe i madh teknologjik, ITU, ku kemi një zinxhir studentësh, do jetë prezent së shpejti në Shqipëri. Së shpejti spitali rajonal i Fierit do jetë realitet. Bastet në Turqi e Shqipëri janë të ndaluara me ligj. Basti i presidentit Erdogan që spitali rajonal i Fierit të jetë gati për tre muaj është i fortë.” – tha kryeministri shqiptar, Rama.

I atypëratyshëm ishte pëgjigja e persidentit turk, Erdogan, i cili tha se ndërtimi i spitalit rajonal të Fierit është një grimcë për Turqinë duke sjellë si shembuj ndërtimet e dy spitaleve të fundit pranë një aeroporti në Stamboll me kapacitete disa mijëra dhoma.

“Rama të mos ketë asnjë merak, pranë aeroportit kemi ndërtuar dy spitale me mijëra dhoma, spitali rajonal i Fierit është një grimcë për ne. Do i pajisim edhe me të gjithë instrumentat mjekësore moderne. Spitalet në Stamboll kanë nga 18 salla operacioni. Do dërgojmë edhe stafin tonë mjekësor për të trajnuar stafin shqiptar. Brenda një kohe të shkurtër Shqipëria do e ketë spitalin rajonal për të kuruar qytetarët e saj.” – u pëgjigj Erdogan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *