Kryeministri Edi Rama do të nisë sot një vizitë dy ditore në Turqi. Në këtë vizitë, kryeministri do të shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Kështu ky do jetë edhe vizita e parë zyrtare e Çuçit në një shtet tjetër në postin e Ministrit të Brendshëm.
Kjo vizitë vjen me ftesën e presidentit turk Reçep Tayip Erdogan.
Mësohet se delegacioni shqiptar do të nënshkruaj disa marrëveshje me qeverinë turke.
Nuk do të lihen pas as diskutimet për procesin e rindërtimit në vend, për të cilin Turqia ka premtuar ndërtimin e 525 banesave.
Kjo është hera e dytë brenda pesë muajve, që Rama po takohet me Erdogan.