Janë rritur rastet ditore në vendin tonë gjatë 24 orëve pas rritjes së testimeve.
Kështu, gjatë 24 orëve janë regjistruar 725 raste të reja nga testimi i 3906 personave. Në orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona.
Aktualisht në të gjitha spitalet Covid-19 në vendin tonë po trajtohen për Covid-19 273 persona.
Numri total i rasteve ka shkuar në 61008 persona ndërsa rastet aktive janë 23689 persona.
Që prej fillimit të pandemisë kanë humbur jetën nga Covid-19 1217 persona.