Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit, Ardit Çela, ka reaguar lidhur me vendimin e ish-ministrit Nasip Naço për të iu larguar kësaj force politike dhe për t’ju bashkuar PS-së.
“Jemi përditë në mesin e njerëzve të mrekullueshëm e të ndershëm të Qarkut të Beratit. LSI forcë e parë në Qarkun e Beratit.
Nuk kemi kohë të merremi as me Blendi Klosin, e jo më me shoqëruesin e pestë të tij.”- shkruan Çela në një postim në Facebook.
Kujtojmë se paraditen e sotme, ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço u shfaq krah ministrit Blendi Klosi me rastin e Ditës së Ujit të Bekuar ku bëri të ditur dhe shkëputjen nga LSI-ja.