Vendosni fjalën kyçe....

“Dëshminë e kam dhënë në kushte presioni” – Alkond Bengasi ndryshon mendje për grabitjen e Rinasit


Në foto sipër, Alkond Bengasi

Bashkëpunëtori i drejtësisë për rastin e grabitjes së disa milionë eurove në aeroportin e Rinasit ka prishur marrëveshjen me prokurorinë.

Alkond Bengasi ka thënë se dëshmia i është marrë në kushte presioni dhe se ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe as me akuzat ndaj tij, shkruan A2 që citon burime të pakonfirmuara.

Bengasi ka qenë deri më sot bashkëpunëtor i drejtësisë në procesin ndaj tetë personave lidhur me grabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit më 9 prill 2019.

Nëpërmjet një deklarate me shkrim, ai Bengasi ka vënë në dijeni gjykatën dhe prokurorët e SPAK-ut duke hedhur poshtë deklaratat e dhëna më herët prej tij.

Bengasi ka qenë punonjës në varrezën e makinave ku dyshohet se është modifikuar mjeti i përdorur në grabitje.

Deri tani, SPAK-u ka çuar për gjykim lidhur me grabitjen e Rinasit, Klement Çalën, Eldi Çalën, Oltion Veselin, Elton Piklin, Saimir Çelën, Renaldo Sulën, Talo Çelën dhe Alkond Bengasin. I vrarë gjatë grabitjes, disa kilometra larg Rinasit mbeti Admir Murati, i cili dyshohet se ka qenë kreu i grupit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *