Vendosni fjalën kyçe....

Ekipit të OBSH-së që po heton origjinën e virusit i mohohet hyrja në Kinë


Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i cili ka marrë përsipër të hetojë origjinën e Covid-19 në qytetin e Wuhan-it, i është mohuar hyrja në Kinë.

OBSH tha se problemi ishte mungesa e lejeve të vizave. Por Kina ka thënë se detajet e vizitës, përfshirë datat, ishin akoma duke u rregulluar.

Siç shkruan BBC, hetimi i shumëpritur u dakordësua nga Pekini pas shumë muajsh negociata me OBSH-në.

Virusi u zbulua për herë të parë në një treg në Wuhan në fund të vitit 2019.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ishte “shumë i zhgënjyer” që Kina nuk kishte përfunduar ende lejet për mbërritjet e ekipit “duke qenë se dy anëtarë kishin filluar udhëtimet e tyre dhe të tjerët nuk ishin në gjendje të udhëtonin në minutën e fundit”.

“Jam siguruar që Kina po shpejton procedurën e brendshme për nisjen sa më të shpejtë të mundshme.”- u tha ai gazetarëve të martën në Gjenevë, duke shpjeguar se kishte qenë në kontakt me zyrtarë të lartë kinezë për t’u siguruar “se misioni është një përparësi për OBSH-në dhe ekipin ndërkombëtar “.

Por zëdhënësja e ministrisë së jashtme kineze Hua Chunying i tha BBC-së se “mund të ketë ndonjë keqkuptim”.

“Autoritetet kineze janë në një bashkëpunim të ngushtë me OBSH-në por ka pasur disa shpërthime të vogla në shumë vende rreth botës dhe shumë vende dhe rajone janë të zënë në punën e tyre duke parandaluar virusin dhe ne gjithashtu po punojmë për këtë.”– tha ajo. “Ende po mbështesim bashkëpunimin ndërkombëtar dhe po avancojmë përgatitjet e brendshme. Ne jemi në komunikim me OBSH-në dhe me sa di unë për datat dhe rregullimet jemi akoma në diskutime.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *