Christian Eriksen i ka ditët e numëruara te Interi.
Pas Paris Saint Germain, që e do me kërkesë të Mauricio Pochettinos, raportohet se Christian Eriksen mund të rikthehet edhe te Tottenham,
Jose Mourinho do ta shesë Dele Allin, me siguri te PSG që gjithashtu e do Pochettino dhe do t’i duhet një zëvendësues dhe ai duket të jetë ish-i i tyre, Eriksen.
Inter pagoi 27 milionë euro për Eriksenin për ta marrë atë nga Tottenhami në janar 2020, kur kishte vetëm edhe pesë muaj të mbetur në kontratë.