Një 25-vjeçare ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një kamion në mjediset e Portit të Durrësit.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30 ku e reja me iniciale A.H., është përplasur nga kamioni ‘Man’ që drejtohej nga 39-vjeçari me iniciale, F.K.
Ky i fundit është shoqëruar në polici.
“Më datë 07.01.2021, në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit, shtetasi F. K., 39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Man”, trajler, ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.” – thuhet në njoftimin e policisë.