Kina bëri thirrje për paqe në SHBA pas sulmit të dhunshëm ndaj ndaj Kongresit, ku katër persona u vranë e disa të tjerë u plagosën.
“Kina shpreson që amerikanët të gëzojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë sa më shpejt të jetë e mundur.” – tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying, në një konferencë shtypi në Pekin.
Duke iu referuar protestave antiqeveritare në Hong Kong në vitin 2019, Hua u kërkoi qytetarëve të SHBA-së ‘të reflektojnë se pse disa njerëz dhe media në SHBA dhanë tregime të ndryshme mbi trazirat shoqërore në Hong Kong në 2019.”
“Çfarë fjale përdorën ata për Hong Kongun? Çfarë fjalësh po përdorin ata tani? Media amerikane dënon incidentin në SHBA, duke e quajtur atë ‘dhunë’, ‘banditë’, ‘ekstremistë’ dhe ‘turp’. Çfarë fjalësh përdorën ata për të përshkruar trazirat në Hong Kong? ‘Pamje e bukur’, ‘luftëtarë për demokraci’.” – tha Hua, sipas të përditshmes kineze Global Times.