Kina ka kërcënuar këtë të enjte se Shtetet e Bashkuara do të paguajnë një “çmim të rëndë” për ndërhyrjen e tyre.
Kjo pasi Sekretari i Shtetit në SHBA, Mike Pompeo, tha se mund të sanksionojë ata që përfshihen në arrestimet e Hong Kongut dhe se ambasadori amerikan do të vizitonte Tajvanin.
Reuters shkruan se zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying, doli në një deklaratë para gazetarëve, ku u kërkoi Shteteve të Bashkuara të ndalonin menjëherë ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës.