Vendosni fjalën kyçe....

Kjo është gruaja që u vra nga policia brenda Kongresit Amerikan, ishte veterane e Forcave Ajrore (FOTOT)


Gruaja e cila u qëllua me armë brenda Kongresit të SHBA-ve është identifikuar si Ashli Rabbit, një veterane 35-vjeçare e Forcave Ajrore.

Bashkëshorti i saj Aaron tha për “KUSI TV” se ajo kishte shërbyer për katër turne detyre gjatë 14 viteve të saj në Forcën Ajrore dhe ishte nga San Diego.

Ai tha se ajo ishte një mbështetëse e fortë e Presidentit Trump.

“Unë jam e mpirë. Jam e shkatërruar. Askush nga Uashingtoni nuk e njoftoi djalin tim dhe ne e morëm vesh në TV.”– tha vjehrra e saj, Robin Babbitt për New York Post.

Ndërsa kunati i saj, Justin Jackson, tha për “NBC 7” se ai kishte qenë në kontakt me policinë e Uashingtonit, por ata nuk ia kishin sqaruar saktësisht se si u qëllua Ashli.

 “Ashli ishte edhe besnike, por edhe jashtëzakonisht e pasionuar për atë në të cilën ajo besonte. Ajo e donte këtë vend dhe ndjehej e nderuar që kishte shërbyer në Forcat tona të Armatosura. Ju lutemi mbani familjen e saj në mendimet tuaja dhe respektoni privatësinë e tyre gjatë kësaj kohe.”- tha ai.

Ashli Babbitt u qëllua për vdekje të mërkurën ndërsa ajo dhe protestues të tjerë sulmuan ndërtesën e Kapitolit për të anuluar konfirmimin zyrtar të fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.

Ajo u qëllua nga një oficer policie i veshur si civil pasi u përpoq të hynte në institucion. Policia e Uashingtonit ka konfirmuar se edhe tre persona të tjerë – një grua dhe dy burra kanë humbur jetën gjatë protestave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *