Kryetarja e Lëvizjes Socaliste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaroi në emisionin Çim Peka LIVE se opozita e bashkuar do të marrë të paktën 100 mandate kur të futet në zgjedhje me dy lista.
“Nuk ka arsye të futemi me një listë”-tha ajo.
Sipas Kryemadhit, në disa zona opozita mund të ketë listë të përbashkët.
“Se në cilat qarqe, këtu nuk mund ta themi që tani. Ne kemi një vit që kemi hyrë në kurthin e Edi Ramës dhe merremi me Kodin Zgjedhor, kur duhet të merremi me hallet e shqiptarëve
Ju po kërkoni që ne të hyjmë në një listë, atë që kërkon Edi Rama. Rama shkeli Kodin Zgjedhor, shkeli marrëveshjen e 5 qershorit, shkeli Kushtetutën dhe ju mendoni se këtë e bëri për të favorizuar opozitën? Rama nuk favorizon familjen e tij kur bie fjala për pushtetin.
Ne, edhe po të hyjmë me një listë, do të regjistrohen dy lista, pasi kështu është me Kod Zgjedhor”-tha Kryemadhi.