Vendosni fjalën kyçe....

Lloji i ri i Covid-19, OBSH-ja u kërkon qeverive ashpërsim të masave kufizuese


Organizata Botërore e Shëndetit ka kërkuar që Europa të marrë masa më të ashpra për të frenuar përhapjen e variantit të ri të Covid-19, që njihet si mutacioni britanik.

Deklarata vjen nga drejtori i OBSH-së për Europën, Hans Kluge.

“Kjo është një situatë alarmante. Për një periudhë të shkurtër kohe do duhet të bëjmë më shumë sesa kemi bërë dhe të ahspërsojmë masat për të qenë të sigurt se mund të kontrollojmë rastet në disa vende.” – tha ndër të tjera Kluge.

Ai shtoi se varianti i ri është më ngjitës por tha se duhen ende studime të tjera për të vërejtur nëse ai është më i rrëzikshëm për personat e prekur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *