Vendosni fjalën kyçe....

Pas Ilir Allkjas, shkarkohet nga puna një tjetër mjek i QSUT-së


Genc Struga

Pas Ilir Allkjas, shkarkohet një tjetër mjek i QSUT-së nga detyra. Bëhet fjalë për mjekun neurolog Genc Struga, i cili është shkarkuar me motivin se nuk ka qenë prezent në vendin e punës.

Ky vendim rezulton se është marrë që në muajin nëntor nga drejtori i Përgjithshëm i QSUT-së Enkelejd Joti, por është komunikuar vetëm së fundmi,

Denoncimi është bërë publik nga ish-mjeku i Urgjencës së QSUT-së Ilir Allkja, i cili ka publikuar vendimin në rrjetet sociale.

Ai u bën thirrje kolegëve të tij si dhe qytetarëve që të reagojnë përballë kësaj situate kur bluzat e bardha shkarkohen nga puna padrejtësisht.

 “Pushohet me një vendim të jashtëligjshëm dr. Genc Struga, një ndër neulogjistët më të talentuar të Shqipërisë. I vetmi Felloë i European Stroke nga Shqipëria dhe member i Royal College of Physician, London. Gjithçka ka ndodhur ndërsa doktori ishte për një trajnim sipas rregullave të institucionit në Londër. U bëj thirrje gjithë kolegëve të reagojnë, nesër do të jetë vonë!U bëj thirrje gjithë shqiptarëve të zgjohen, janë ata që do të paguajnë mijëra e mijëra euro si dëmshpërblim për mjekët e linçuar e shkarkuar pa ligj.

Mjaft më me indiferencë, bindjet partiake duhet të zerohen përballë shkatërrimit të vendit !
‘Vrasja’ profesionale e mjekëve nga qeveria e papërgjegjshme socialiste do ti kushtojë fort Shqipërisë!”, ka shkruar Allkja.

Më parë është shkarkuar nga puna edhe mjeku Ilir Allkja, për shkak të qëndrimit kritik të mbajtur që ai ka mbajtur para medieve lidhur me kushtet në spitale dhe menaxhimin që po i bëhet pandemisë së Covid-19. Në vendimin e shkarkimit, thuhet se Allkja kishte shkelur “Kodin Etik”./ Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *