Vendosni fjalën kyçe....

PD-ja kërkon votim e numërim elektronik në dy qarqe, PS-ja ende asnjë propozim


Partia Demokratike ka propozuar përdorimin e votimit e numërimit elektronik në qarqet e Fierit e Korçës.

Propozimi mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm, Bardhi dhe i është dërguar KQZ-së. Ndërkohë PS-ja nuk ka bërë ende asnjë propozim për çështjen në fjalë.

Sipas kreut të KQZ-së, Celibashi, projekti pilot për përdorimin  e teknologjisë në zgjedhje do zbatohet në 20% të zonave zgjedhore, po por këtë duhet miratimi e partive politike.

“Z. Komisioner. Në përgjigje të shkresës suaj nr. 2646. datë 28. 12.2020 mbi zbatimin e teknologjisë në zgjedhjet e datës 25 Prill 2021 për Kuvendin e Shqipërisë, ju bëjmë me dije se opinioni i Partisë Demokratike është që projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik të realizohet në qarqet Fier dhe Korçë.” – thuhet në letrën dërguar Celibashit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *