Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër-Koplik. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Makinat kanë pësuar dëmtime të mëdha ndërsa nga përplasja një prej drejtuesve ka marrë plagë dhe është në gjendje të rëndë.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Shkodrës për trajtim mjekësor.
Terreni i lagur dhe shpejtësia dyshohet se kanë qenë shkak për aksidentin.