Vendosni fjalën kyçe....

Skenat ku protestuesit mësynë brenda Kongresit Amerikan përmes FOTOSH


Të mërkurën, Kongresi amerikan u mblodh për të miratuar fitoren në Kolegj Zgjedhor të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Mirëpo nga ana tjetër, Donald Trump kishte thirrur një protestë të mbështetësve të tij në Uashington për të kundërshtuar konfigurimin e Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Mijëra mbështetës të Trumpit u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë për të bërë thirrje për përmbysjen e rezultateve të zgjedhjeve 2020.

Qytetarët e mbledhur nuk u mjaftuan vetëm me tubimin jashtë dyerve të Kapitolit por tejkaluan kushtet e një proteste paqësore dhe mësynë në Kongres.

Nisi një përplasje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë të cilët nxorrën dhe armët. Më poshtë paraqiten pamjet e dhunshme të të gjithë protestës së djeshme.

Nga protestat kanë mbetur të vrarë katër persona, si dhe me dhjetëra të plagosur.

Hyrja e dhunshme në Kapitol në Uashington nga mbështetësit e Trumpit ka shqetësuar thellë dhe ka tmerruar politikanët në Evropë të cilët kanë reaguar kundër protetave.

Ngjarja vetëm sa e shtyu me disa orë verdiktin final, pasi sot Kongresi certifikoi fitoren e Joe Bidenit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *