Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla me zanat të ri, “i futet” prodhimit të mobiljeve në Elbasan (Fotot)


Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Balla, ka vizituar sot një mobileri në Elbasan.

Numri dy i PS-së është përfshirë në të gjitha proceset e punës duke matur, prerë, shpuar e lyer materialet që përdoren për prodhimin e mobiljeve.

Ai shkruan se tradita e kombinatit të drurit në Elbasan vijon duke shtuar se në qytet ka rreth 200 sipërmarrje në këtë sektor.

“Elbasan – Tek një nga mjeshtrat e prodhimit të mobiljeve Albert Çipi, sot po mësoj dhe unë sado pak nga eksperienca shumë vjeçare e tij. Tradita e kombinatit te drurit ka vazhduar. Shume ndermarrje te medha eksportojne me krenari prodhime “Made in Albania” në Europë dhe Amerikën e Veriut. Në Elbasan janë rreth 200 sipërmarrje të vogla në këtë sektor, për të cilët dhurata e Qeverisë sonë ishte zerimi i tatim fitimit dhe TVSH. Punë të mbarë njerëzve që punojnë.” – shkruan Balla në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *