Nga Prof. Edvin PRIFTI
Jo më larg se pak ditë më parë një entuziazëm dhe optimizëm u reflektua në opinionin botërorë në lidhje me rezultatet paraprake të vaksinave ndaj korona virusit të ri, Sarscov2. Sigurisht një zgjidhje e cila na vjen nga shumë burime do të ishte e mirëpritur nga të gjithë.
Rusia ka lajmëruar vaksinimin në masë me vaksinën e saj. Po ashtu Britania e Madhe, çuditërisht nuk aprovoi vaksinat e saj, por lejoi aplikimin e një vaksine amerikane të prodhuar nga Pfizer?! Organizata Botërore e Shëndetësisë është futur në një ndërmarrje të ethshme për prokurimin e vaksinave. Sikur i gjithë ky impenjim të ishte shfaqur që në fund të 2019, duke izoluar Kinën, mbase do të ishte e shmangur e tëra kjo?!
Kjo pandemi e cila tashmë po njeh shtrirjen e saj globale me më shumë se gjysmë milioni infektimesh në ditë dhe mbi 10,000 vdekje ditore, evidentoi pafuqinë e shumë sistemeve shëndetësore, madje dhe nga më të fuqishmet në botë, dhe më konkretisht i gjunjëzoi ato. Shumica e vendeve e panë të udhës që shoqëritë e tyre të futeshin në një mbyllje të dytë, një karantinim i popullatës së shëndoshë, me pak fjale masa ekstreme të cilat evidentojnë në mënyrë indirekte që asnjë kurë nuk është efikase ndaj trajtimit të Covid19.
Pas disa rezultateve paraprake të vaksinës ruse, disa kompani amerikane evidentuan rezultate shumë premtuese të vaksinave të tyre. Pa dyshim që ky entuziazëm për momentin bazohet vetëm në të dhënat e kompanive multinacionale dhe nuk kemi akoma raportime shkencore autonome të cilat do të çojnë në aprovimin përfundimtar.
Ky entuziazëm dhe optimizëm duhet të jetë i përmbajtur dhe nuk na lejohet të kthehet në një anekdotë patetike të sigurisë absurde dhe të gënjeshtërt, pasi kjo do të kishte efekte shumë të mëdha negative. Të mos harrojmë që në fillimet e kësaj pandemie dëgjuam, mjeke, drejtues, politikanë të niveleve më të larta, brenda dhe jashtë vendit që deklaronin me forcë që Covid-19 është një grip i zakonshëm.
Kjo ndodhi edhe në komitete shkencore, ku edhe përmbajtja e shprehjeve të tilla përbën edhe rrezikun më të madh pasi situata nuk merret seriozisht. Pikërisht evente të tilla duhet patjetër që të parandalohen! Ndërkohë, në shumë pak emisione informative, opinioni publik informohet mbi të vërtetën unikale të vaksinave të reja ndaj Sarscov2, të cilat janë thjesht neovaksina të paprovuara me parë të cilat kanë në bazë të tyre terapinë dhe inxhinierinë gjenetike.
Pikërisht terminologjia “vaksinë” është përtej kufijve të teknologjisë se terapisë gjenike, por pa dyshim që është më e pranueshme për opinionin publik. Detyra e profesionistëve, është që padyshim të japin shpresa në lidhje me këto teknologji, por ndërkohë të japin edhe të vërtetën dhe rezervat e tyre. Në thelb, në ndryshim me të gjithë ata që e inkuadrojnë veten e tyre si “anti-vaxxers”, dhe janë kundër aplikimit të vaksinave, unë personalisht mendoj që shumë vaksina kanë ndryshuar të ardhmen e njerëzimit ndër breza dhe kanë shpëtuar miliarda njerëz.
Përpara se të shpjegojmë se çfarë është kjo terapi e re që presupozohet se do të jenë vaksinat kundër koronavirusit më lejoni të bëj një hyrje të shkurtër mbi efektet gjenetike të koronavirusit mbi organizmin njerëzor.
A.30 kilobaza të Sarscov2 shkatërrimtare për njeriun e sotëm!
30 Kilobaza është sasia e materialit gjenetik të Sars-cov2, një genome e madhe për një virus por thuajse e papërfillshme për milionat e kilobazave të hartës gjenetike të njeriut. Përsëri janë 30 kilobaza të cilat po përcaktojnë një shkatërrim të paprecedent. Pak më shumë se një vit nga identifikimi i të sëmurëve të parë të infektuar me Sarscov2 në botë, dhe mbi 1.5 milion njerëz tashmë kanë vdekur nga Covid19. Konseguencat individuale, psikologjike, ekonomike dhe sociale të kësaj ngjarjeje janë të paprecedentë në historinë moderne të njerëzimit.
Si është e mundur që 30 kilobaza nukleotidesh, një memorie gjenetike kaq e vogël të mund të shkaktonte këtë? Shkenca është mëse e qartë: një virus me një mortalitet mesatar, me një gjysmë jetë të gjatë, me aftësinë për tu shpërhapur nëpërmjet asimptomatikeve, janë arsyet kryesore të këtij cunami shëndetësor.
Në mars të këtij viti, në një artikull të titulluar “Të pathënat e koronavirusit dhe inteligjenca virale” unë do të shprehesha se materiali gjenetik i njeriut është një ndërthurje magjike e gjenezës së specieve, ku edhe viruset luajnë një rol me afërsisht 8-10% të ADN njerëzore, duke kontribuar shumë më tepër në materialin tonë gjenetik sesa vetë Neanderteli nga i cili kemi vetëm 7-8% të materialit tonë gjenetik.
Në atë artikull shpjegohej edhe mënyra se si viruset bashkëveprojnë dhe bashkërendojnë materialin e tyre gjenetik me atë njerëzor, dhe termi “inteligjence virale” përkundër opinionit të mediokritetit nuk ka të bëjë me ndërgjegjen dhe koshiencën por me rregullat dhe postulatet që shkenca është e përbërë. Përtej influencës gjenetike që japin një mori virusesh ndër breza të ekzistencës së njeriut, ajo që na intereson më shumë është koronavirusi.
Shume pak dihej për të deri tashmë, ose më mirë, shumë pak ishte evidentuar ndaj komunitetit shkencor dhe atij publik. Por koronaviruset kanë qenë aty prej mijëra vjetësh. Një kolegu im akademik do na informonte pak ditë me pare mbi rezultatet paraprake të një studimi të jashtëzakonshëm me gjenetiken evolutive, e cila tregonte qe mese 25000 vjettë me pare, afërsisht 870-900 breza njerëzore, një epidemi e një koronavirusi të lashtë kishte goditur njerëzimin dhe pikërisht Azinë e Largët. Studimi i ndërmarrë nga prof. Yassine Souilmi i Universitetit të Adelaides, Australi dhe Prof. David Enard i Universitetit të Arizonës në SHBA, evidentonte qe kjo pandemi kishte prekur kryesisht popullatat e Azisë se Largët, duke shkaktuar modifikimin dhe alterimin e mese 42 gjeneve njerëzore, të cilët ishin përgjegjës kryesisht për prodhimin e proteinave bashkëvepruese me viruset VIP (Virus Interacting Proteins).
Pikërisht ky modifikim gjenetik i këtij grup genesh, i bën këto popullata edhe me të mbrojtura ndaj Covid19 aktual. Autoret shkojnë edhe me tej duke sugjeruar qe pikërisht këto modifikime gjenetike të ndodhura, mund të shërbejnë si një platforme terapeutike ndaj trajtimit të kësaj pandemie.
Pikërisht këta shkencëtarë, të cilët janë pjese e grupit studimor “1000 Genomes 79 Project Consortium, 2015” arritën të evidentojnë këto alterime gjenetike. Prof. Ellinghaus do të evidentonte në studimin e tij të publikuar në New England Journal of Medicine qe disa gene në popullatën e sotme evropiane e bëjnë këtë popullatë shume me të ndjeshme ndaj një infektimi të rende nga Sarscov2. Pikërisht këto studime treguan dhe evidentuan qe koronaviruset janë shume të lashtë në këtë planet, kanë goditur edhe me pare njerëzimin, si edhe pse viruse me ARN, qe në pamje të pare nuk introdukton material gjenetik permanent, këto viruse janë të afta të shkaktojnë alterime gjenetike mesa duket të trashëgueshme.
- (Vaccinum et virum, ut esset haec solutio?), – A është vaksina zgjidhja për këtë virus?
Në këto kushte shkenca botërore filloi të shikonte mundësitë e trajtimit të Covid19. Qe në fillim komuniteti shkencor u ndodh përballë një problemi shume të madh në lidhje me mundësinë e trajtimit. Sarscov2 ishte një virus i cili problemin nuk ia sillte njeriut në momentin e infektimit, por në procesin e njohjes se tij si organizëm i huaj nga organizmi njerëzor, dhe sëmundja, pikërisht Covid19 ishte mënyra tempestive qe në disa raste organizmi njerëzor reagonte ndaj këtij procesi të njohjes se të huajës. Është një proces i ngjashëm me atë qe organizmi njerëzor, sillet ndaj transplantimit të organeve, duke filluar një proces të flakjes në momentin pas transplantit.
E pra, kjo ndërthurje, nuk linte asnjë mundësi botës shkencore qe të aplikonte teknikat klasike të vaksinimit të cilat përbehen nga mikroorganizma të inaktivizuar, të gjalle por të dobësuar, subunitete të mikroorganizmit ose platforma peptidesh të ndryshme me prejardhje nga vetë mikroorganizmi. Pikërisht këto teknika kanë të bëjnë me disa mënyra dhe procese, qe shkenca ka krijuar për të nxitur imunitetin mbi një infeksion të caktuar, porse të gjitha këto vaksina klasike kanë të bëjnë me ekspozimin e organizmit të njeriut ndaj infeksionit në mënyrë qe të krijohet ky imunitet. Çdo njëra prej këtyre teknikave klasike të vaksinimit, do të përfundonte me një proces njohës të mikroorganizmit, dhe mund të çonte në Covid19 në një përqindje të rasteve. Vetëm një prej vaksinave qe po zhvillohen dhe pikërisht Bharat Biotech indiane, përdor pjesëza “të vdekura” të Sarscov2.
Në këto kushte komuniteti shkencor, qe në fillim të epidemisë (pra kur nuk ishte akoma pandemi), filluan projektet e tyre për trajtimin e Covid19 në platformat e terapisë dhe inxhinierisë gjenetike. Mënyra se si disa dhjetëra kompani kishin zhvilluar këto platforma dhe implementimi i tyre i menjëhershëm është një çështje qe do ti takoje historisë se shkencës për ta studiuar, por në konkluzion, terapia gjenetike e cila ishte termi qe përdorej deri para pak vitesh, u transformua në terminologjinë e re, si vaksina ndaj Covid19.
Procesi i terminologjisë është shume i rëndësishëm, por në pak fjale, mendoj qe përdorimi i termit vaksinë, do të sillte me shume siguri në publik, dhe do ti kujtonte njerëzimit historinë e tij të suksesshme të vaksinave në 200 vitet e fundit qe nga koha e Lui Pasterit të madh. E vërteta është qe të gjitha vaksinat aktuale ndaj Covid19 janë terapi gjenike, ose metodika të inxhinierisë gjenetike të cilat do të aplikohen në shkalle të gjere mbi gjithë njerëzimin. Pa dyshim qe efikasiteti ndaj koronavirusit është dhe mund të jetë real, por po ashtu i duhet thënë njerëzimit, qe një proces i tille është hera e pare qe do të ndodhe, dhe qe deri me sot nuk është aplikuar ose me mire nuk ka marre aprovimin për tu aplikuar tek njeriu.
Stefan Kristgau, bashke themelues i EiR Ventures, i cili i referohej kompanive si Moderna, BioNTech dhe CGT Catapult do të shprehej në fillimin e pandemisë: “Pandemia e Covid-19 ka detyruar shume kompani të evidentojnë programet e tyre potenciale për trajtimin e kësaj sëmundje. Terapia gjenike nuk përjashtohet dhe disa programe vaksinash përdorin pikërisht terapinë gjenike.
Shume kompani të terapive gjenike mund të shikojnë mundësinë për tu futur në evoluimin teknologjik për trajtimin e Covid19. Kur vjen fjala tek terapia e gjeneve sikurse për ato terapi qe përdoren në luftën ndaj kancerit ose sëmundjet e rralla gjenetike, atëherë lind pyetja se pse këto terapi nuk i vihen në dispozicion njerëzimit për sëmundjet e kancerit, gjë qe do të përfshinte një numër të madh por gjithsesi të limituar njerëzish dhe kryesisht të sëmurë, por në mënyrë të menjëhershme vihen në dispozicion të trajtimit të infeksionit me Sarscov2, gjë qe do të përfshinte të gjithë popullatën botërore, kryesisht njerëzit e shëndetshëm.
Prof. Luk Vandenberghe në artikullin e tij “Covid-19: Gene transfer to the rescue?” publikuar në qershor 2020 në Human Gene Therapy do të shprehej “Transferimi gjenetik do të ishte një modalitet emergjent për t’iu përgjigjur sa me shpejt pandemisë të Sarscov2. Vaksinat të cilat janë në fazat e tyre para klinike dhe klinike aplikojnë teknologjitë e transferimit gjenetik, teknologji të cilat duhet patjetër qe të kalojnë fazat e tyre të aprovimit për të parandaluar efekte afatgjata të modulimit dhe modifikimit gjenetik të popullatës. Në rast se procesi i transferimit gjenetik qe këto vaksina përmbajnë do të shoqërohej me modifikime gjenetike të njeriut, atëherë do të ishte një problem për të ardhmen e njerëzimit.”
- Të gjitha vaksinat për të cilat flitet janë të bazuara në terapinë gjenike.
Ekzistojnë tre klasa të “vaksinave” të bazuara në terapinë gjenike: janë ato me ADN, ARN dhe me vektorë virale. Qëllimi i këtij procesi gjenetik është të detyroje organizmin e njeriut të prodhoje proteinën spike “S” të Sarscov2 duke shpresuar që organizmi i njeriut të prodhojë imunitetin përkatës në momentin qe e njeh këtë proteine si të huaj.
Vaksinat e terapisë gjenike me ADN, p.sh. vaksina ruse Sputnik V, ajo kineze CanSino, Inovio, apo edhe ajo e Universitetit të Oksfordit, AstraZeneca, ajo indiania Zydos Cadila, Johnson& Johnson apo Brilife e Izraelit përdorin një virus tjetër të klasës se adenoviruseve, sikurse është adenovirusi 5 dhe 26. Materiali gjenetik përgjegjës për prodhimin e proteinës spike “S” tek Sarscov2 qe në gjendje natyrale është në formën e ARN, transformohet në ADN, dhe i atashohet ADN të adenovirusit i cili me pas injektohet në organizmin e njeriut.
Ky material gjenetik, inkorporohet tashme në ADN humane, dhe ajo pjesëze e ADN se Sarscov2 transformohet në ARN e cila me pas prodhon proteinën “S”. Ky grup vaksinash përdor terapinë gjenetike inkorporuese pasi ADN si e adenovirusit dhe ajo e Sarscov2 mbeten në organizmin njerëzor, me pak fjale i atashohet materialit gjenetik njerëzor.
Këto procedura edhe pse të rutinës në fushat e tjera përdoren vetëm për raste terminale të sëmundjeve dhe asnjëherë tek të shëndoshet deri me sot. P.sh., në kardiokirurgji, qe përpara 15 viteve, aplikohet një terapi gjenike shume e ngjashme për të rivitalizuar dhe prodhuar enë të reja gjaku në zonat e infektuara duke injektuar në to adenovirus121 në të cilin është inkorporuar edhe VEGF, një hormon njerëzor i cili nxit procesin e prodhimit të qelizave të enëve të reja të gjakut.
Në grupin e dytë të vaksinave gjenike në të cilin futen ato të Modernes, Pfizer, Fosun, Biontech etj, janë vaksina gjenike të cilat përdorin ARN mesazhere, atë pjese të materialit gjenetik të Sarscov2 e cila prodhon proteinën spike “S”. Kjo mARN inkorporohet në një nanoparticele lipidike e cila ka formën e një virusi të ri të sintetizuar qe i garanton qëndrueshmërinë molekulës se mARN dhe injektohet në organizmin njerëzor. Pasi futet në qelizën njerëzore mARN virale prodhon proteinën spike “S” ndaj të cilës pre supozohet qe do të prodhohet imuniteti përkatës.
Një nëntip i kësaj vaksinë dhe pikërisht ajo qe është prodhuar nga Imperial College of London, ka një modifikim të rëndësishëm, pasi ka në përbërjen e vet mARN të amplifikuar, qe me pak fjale, ka në mARN e vet, makinerinë e replikimit të një virusi tjetër të klasës se alfaviruseve, dhe ky material gjenetik i shtuar nga këto viruse të tjera, do të bënte të mundur qe mARN e Sarscov2 të replikohej brenda organizmit të njeriut në mënyrë të përsëritur dhe në përfundim do të rriste përqendrimin e proteinës spike “S” të Sarscov2 ndaj të cilit duhet të krijohet imuniteti.
Pra në konkluzion e vërteta qëndron në disa fakte të thjeshta qe duhen mbajtur mend:
Vaksinat janë terapi gjenike të mirëfillta
Për here të pare do të aplikohen tek njeriu si vaksina.
Përdorin material gjenetik viral, futur këtu edhe të viruseve të tjerë të modifikuar ose sintetizuar.
Detyrojnë organizmin e njeriut të prodhoje ai vete një proteinë e cila nuk i përket species sonë.
Të gjitha këto mund të jenë aspak të rëndësishme kundrejt përfitimit qe mund të këtë njerëzimi duke ndalur pandeminë. Askush në komunitetin shkencor nuk ka dhënë asnjë garanci deri tashme për efektet afat gjata qe këto vaksina, ashtu sikurse edhe vetë Sarscov2 mund të japë mbi organizmin.
1.Cilat mund të jenë problemet shoqëruese të këtyre vaksinave të terapisë gjenike?
1.Në ndryshim nga vaksinat tradicionale të cilat e ofrojnë nga jashtë proteinën e virusit për të cilin duhet të krijohet imuniteti, vaksinat e reja me terapinë gjenike, fusin në organizmin e njeriut materialin gjenetik i cili e detyron qelizën e njeriut tashme qe të prodhoje proteinën spike “S” të korona virusit, pra organizmi i njeriut do të detyrohet për të prodhuar një proteinë të një specie tjetër shume me inferiore në klasifikimin Darvinian, qe në këtë rast është Sarscov2. Prodhimi nga vetë organizmi njerëzor i një proteinë të huaj mund të mbarte çrregullime të mundshme! Vetë njeriu kthehet në një makineri biologjike të prodhimit dhe replikimit të një proteinë të huaj qe i përket një specie tjetër biologjike.
2.Grupi i vaksinave me ADN, do të mundësonte qe brenda kodit gjenetik njerëzor të shtohej në mënyrë permanente një material gjenetik suplementar. Cili mund të ishte efekti i kësaj në distance? Kjo është e panjohur. Adenoviruset konsiderohen si të padëmshme, por kjo kur është aplikuar në të sëmurë të veçantë kryesisht terminale dhe me sëmundje të renda, ose sëmundje genetike të renda dhe të rralla, por kurrë në mase dhe tek individët e shëndoshë.
3.Vaksinat me ADN, përveç adenovirusit 26, përdorin në injektimin e dytë adenovirusin 5, i cili është përdorur në mënyrë eksperimentale në prodhimin e një vaksinë të mundshme kundër HIV, dhe rezultatet kanë qenë shume të këqija, duke shtuar infektues mërinë dhe vdekjen në këta pacientë. Adenovirusi 5, ka një aftësi me të madhe të inkorporimit të ADN se tij dhe atë të mbartur tek qeliza njerëzore, për këtë dhe është menduar përdorimi i tij në rastin e vaksinave kundër Sarscov2.
4.Vaksinat qe do përdoren përtej faktit qe janë terapi gjenike e mirëfilltë, kanë formën e neoviruseve. Vaksinat e propozuara me ARN, janë neoviruse sintetike ndërkohë ato me ADN janë adenoviruse të modifikuar.
5.Grupi i vaksinave me mARN. Kjo është një molekule thellësisht e paqëndrueshme, veçanërisht kur ajo do të mundet të vetë replikohet brenda organizmit të njeriut. Një ndryshim sado i vogël i saj apo mutacion, do të prodhonte një proteinë të ndryshme nga proteina spike “S” e cila mund të shoqërohet ose jo me pasoja për individin. Mos harrojmë qe onkoproteinat prodhohen pikërisht në baze të këtij mekanizmi nga onkoviruset.
6.Si çdo terapi gjenetike, ekziston substrati qe të modifikohet kodi gjenetik në shkalle dhe nivele të ndryshme. Kur kjo projektohet për të gjithë njerëzimin dhe jo në substrate të kufizuara, atëherë mbarëvajtja e këtij procesi duhet të marre garanci shume here me të madhe.
7.Hapja e platformave të këtyre terapive gjenike qe në muajin shkurt, kur akoma studimet mbi genomen virale nuk kishin përfunduar, të shtyn të mendosh në një proces ose të paramenduar, ose të përshpejtuar.
8.Kur terapia gjenike është aplikuar në viruse të tjera sikurse Zika, ose virusi sinsicial respirator, çuditërisht dhe në mënyrë të pashpjegueshme deri me sot, janë shoqëruar me përkeqësimin e klinikes. Pikërisht kjo është arsyeja qe këto platforma edhe pse u provuan me pare në viruse të tjerë janë abandonuar, ose procesi i aprovimit të tyre ka ngecur në shkallet përkatëse. Në një analize të këtij procesi, është menduar qe terapia gjenike prodhon antitrupa njohës por jo neutralizues, gjithsesi kjo mbetet një hipoteze e pa vërtetuar akoma.
9.Në faqen zyrtare të FDA, Federal Drug Admininistration, organizmi i cili do të bënte aprovimin e çdo lloj medikamenti në ShBA, në listën e grup medikamenteve dhe trajtimeve për Covid19 janë antiviralet sikurse remdesiviri, imunomodulatoret sikurse tocilizumabi, antikorpet monoklonale sikurse regeneroni, terapia qelizore, sikurse qelizat staminale mezenkimale si dhe terapia gjenike ku futen vaksinat e mësipërme.
10.Kompani të involvuara në këtë proces, kanë një histori dhe një portofol shkencor aspak të konsiderueshëm, sikurse Moderna një kompani e themeluar në vitin 2010 e cila deri me sot në aktivitetin e saj prodhues nuk ka asnjë produkt të licencuar, ose Biontech një kompani shume e vogël në Gjermani. Sigurisht qe këto nuk janë të dhëna për të neglizhuar por as edhe për tu fokusuar shume, pasi zbulimi shkencor fshihet edhe nën një vëzhgim të thjeshtë sikurse molla e Njutonit, edhe pse kohet e sotme kanë nevoje për teknologji, laboratorë të fuqishëm, veçanërisht në këtë fushe.
11.Futja e teknologjisë se nanoparticelave është një gjetje e jashtëzakonshme, por mbulesa lipidike e krijuar, e domosdoshme për të ruajtur mARN e vaksinave, mund të shoqërohet me reaksione anafilaktike të rëndësishme, për me tepër edhe me nxitje imunitare shtese. Nanoteknologjia në mjekësi e njeh këtë si proces, por njëkohësisht mbulesat e kësaj forme janë problematike. Nanoparticelat në formën e LPN sikurse përshkruhen kanë në përbërjen e tyre një substance qe quhet PEG ose polietilen glikol, një substance e cila garanton mbulimin hermetik të mARN në brendinë e saj, por qe ndërkohë është i shoqëruar me një hipersensibilitet të shtuar.
12.Procesi i terapisë gjenike të ofruar, nuk eliminon faktin qe problemin ky infeksion nuk e ka nga infektimi por nga procesi i njohjes. Pra të jetë e qartë për të gjithë qe Sarscov2 infekton organizmin, replikohet në të, dhe largohet prej tij. Gjatë këtij procesi qe mund të zgjasë nga disa ditë deri në dy jave, organizmi fillon të njihet me këtë “invader”, dhe fillon “të përshtatet” dhe kjo është faza e adaptimit imunitar.
13.Në një pjese të rasteve përshtatja nuk është e duhura dhe këtu nis sëmundja qe është Covid19 dhe kur kjo mospërshtatje është jo e mire, fillon në organizmin e njeriut furtuna e citokinave dhe bradikininave, qe çon në të gjitha konsekuencat qe tashme janë të qarta për të gjithë publikun. Pikërisht ky mekanizëm i sëmundjes, është edhe shpjegimi se pse shumica e pacienteve me Covid19 mund të rezultojnë me tampon negative për Sarscov2, pasi kanë kaluar me shume se dy jave nga infektimi, kur fillon të shfaqet sëmundja e cila nuk ka të beje me infeksionin, por ka të beje me reaksionin e organizmit të njeriut ndaj infeksionit. Pikërisht këto vaksina, ndikojnë në procesin e infeksionit dhe aspak të reaksionit. Shpresa mbetet në faktin, qe duke e luftuar virusin qe në hyrjen e tij, atëherë edhe procesi i reaksionit do të ishte me mire i kontrolluar.
Mos aprovimi i terapive gjenike për trajtimin e infeksioneve virale ka patur një arsye deri me sot. Elementi i papranueshëm, do të qëndronte në faktin, se si ka mundësi qe këto terapi kanë treguar efikasitetin e tyre për të trajtuar sëmundjet tumorale duke i shëruar plotësisht ato, dhe lejohen vetëm në raste të caktuara tek këta pacientë, dhe ndërkohë procesi është kaq i lehtë dhe i pakontrolluar për tu aplikuar në shkalle kaq të gjere në individët e shëndoshë sikurse pre supozohet nga një proces vaksinimi.
Sigurisht përdorimi i termit vaksinë, është një gjetje e natyrshme për tu kuptuar nga popullata, por kjo nuk ndryshon aspak thelbin e terapisë gjenike të cilën përfshin.
15.Raportimet e suksesit të padiskutueshëm të të gjitha vaksinave qe po testohen, bazohen vetëm në të dhënat e vetë kompanive dhe nuk ka asnjë të dhënë shkencore nga institucione shëndetësore të pavarura të cilat do të mund të bënin një vlerësim përtej konfliktit të interesit dhe përfitimeve komerciale.
16.Mutacionet e virusit janë të shpeshta dhe të shumta. Proteina spike “S” vlerësohet të këtë patur mese 23 mutacione paraardhëse. E fundit ndodhi në një lloj kunadhe e cila kultivohej në Danimarke. Ky mutacion i quajtur ndryshe edhe “Cluster 5” i cili konsistonte në disa modifikime të proteinës spike “S” u konsiderua i një rrezikshmërie të madhe, pasi kishte pak ndjeshmëri ndaj antitrupave të krijuar, dhe për këtë u sakrifikuan miliona kafshe. Nuk kemi një të dhënë specifike qe vaksinat ndaj një versioni të virusit mund të funksionojnë edhe ndaj mutacioneve të tij, pra nëse antitrupat janë universal apo jo?!
17.Edhe pse pre supozohet qe vaksinat e prodhuara do të ulin semundshmerinë nga Covid19 dhe format e renda, akoma nuk ka asnjë garanci nëse këto vaksina bëjnë të mundur eliminimin total të virusit duke bere të mundur qe individi i infektuar të mos infektoje të tjerët?
18.A janë antitrupat e prodhuar ndaj Sarscov2 shpëtimi ndaj këtij infeksioni? Nëse do ishte vërtet kështu, a nuk do të ishin të mjaftueshëm antitrupat monoklonale të tipit Regeneron ose vetë plazma hiperimunë e pacienteve të cilët e kanë kaluar infeksionin. Sigurisht qe po! E vërteta është qe mbrojtja ndaj Sarscov2, qëndron pikërisht në efektivitetin e procesit njohës ndaj virusit, dhe pikërisht në atë grup genesh të genomes njerëzore të cilët përcaktojnë interaktivitetin midis njeriut dhe viruseve pikërisht 42 gjenet e VIP të cilat rezultojnë të modifikuara në popullatat e Azisë se Largët.
Pra a mund të jetë transferimi gjenetik apo terapia e gjeneve një shpëtim ndaj Covid19? Mundet. Të gjitha çfarë parashtruam nuk kanë të bëjnë aspak me një anatemim të procesit të prodhimit të vaksinave të reja, përkundrazi, duke e njohur në thelbin e vet, inxhinieria gjenetike qe është shkenca qe përfshin edhe transferimin gjenetik apo terapinë gjenike, mund të jetë shume efikase në trajtimin e Covid19. Kjo nuk do të thotë qe të mos e shohim realitetin ashtu siç duhet, duke thënë vetëm të vërtetën.
1.Scientiae et Veritatis, shkenca dhe e vërteta!
Tashme terapi të reja po afirmohen sikurse molnupiraviri në SHBA. Përvoja për trajtimin e Covid19 është rritur në çdo aspekt. Të dhënat epidemiologjike po bëhen gjithmonë dhe me të vlefshme për kërkuesit shkencor. Mjafton të përmend qe në Shqipëri, kemi mundësuar intervenimin në zemër të mese 30 pacienteve të urgjencës pozitive me Sarscov2, ku katër prej tyre kishin nevoje për ventilim mekanik për shkak të Covid19, dhe aktualisht mbijetuan të gjithë, dhe kjo ishte e mundur në paciente të cilët kanë një imunitet shume të ulur për shkak të përdorimit të aparateve artificiale qe zëvendësojnë punën e zemrës dhe të mushkërive.
Po kjo nuk na çudit kur shikojmë qe pacientë të tjerë me imunitet të ulet sikurse pacientet në kimioterapi, pacientet HIV pozitive ose AIDS, fëmijët e vegjël, arrijnë ta përballojnë Covid19 me mire se individët normale. Situatat klinike kanë të bëjnë me një evoluim të dijes dhe impenjimit të stafeve. Kjo pandemi do vere piketat e parimeve të reja të trajtimeve dhe mjekësisë në përgjithësi. Në këtë kontekst, edhe terapia gjenike e propozuar për vaksinat mund të shihet si një risi absolutisht me shume përfitime.
Pa dyshim qe të gjithë do të uronim qe këto terapi të ishin edhe fillimi i fundit të kësaj pandemie, por kjo duhet të këtë të garantuar dhe aspektin tjetër, qe ndikimi i tyre mbi kodin tonë gjenetik duhet të jetë i papërfillshëm. Nuk mund të marrim çdo lloj vaksinë të pa testuar dhe pa garancitë përkatëse për të ardhmen.
Kur jepen këto informacione, qëndrimi i pare i lexuesit mund të jetë negativizues, por nuk është dhe nuk duhet të jetë aspak kështu. Shkenca, është një fushe ku pengohesh shume dhe çelësi i suksesit është qe sa here të dështosh aq here të ringrihesh. Unë jam shume besimplotë tek kjo terapi e re, sigurisht duke dhënë përgjigjet ndaj pyetjeve dhe çështjeve të ngritura. Çdo ecje symbyllur mund të çonte në problematika polimorfe të ekzistencës se homo sapiens në këtë planet, për të mos thënë në transformimin gjenetik të tij. Mendjelehtësia e programuar dhe veprimet e nxituara do të ishin akoma dhe me të tmerrshme se vetë pandemia. Sigurisht qe këto terapi të reja duhet të kenë gjithë mbështetjen e komunitetit shkencor, i cili duhet të jetë garanti absolut për efektivitetin e tyre dhe për mungesën e ndikimeve negative qe mund të kenë mbi trupin e njeriut dhe për brezat e ardhshëm. Në këto momente të gjitha autoritetet shkencore dhe administrative por sidomos FDA (Federal Drug Administration) në SHBA dhe EMA (European Medicine Agency) në Bashkimin Evropian, do të kenë edhe përgjegjësinë me të madhe në marrjen e vendimeve të tyre.
1.Ratio perfecta et conclusionem– përfundimi i idesë
Dhe në konkluzion, kjo pandemi, e cila tashme ka hyre thelle në familjet dhe shtëpitë tona, duke na penalizuar me marrjen e jetëve të shtrenjta, ndonjëherë edhe të të njohurve apo familjareve, detyrimisht do të prodhoje njeriun e ri qe virtualiteti ka nevoje, njeriun pa fytyre, me maske, individualist dhe asocial, i menduar pa patur nevoje për mendimet e komunitetit dhe të tjerëve, njeriun e vebinareve dhe jo të bibliotekave, njeriun e zoomeve dhe jo të auditorëve, njeriun i cili po projektohet për tu përballur me të ardhmen e një vrime të zeze galaktike ku mesa duket do të vendoset edhe fati i ardhmërisë se species sonë, mbase në atë origjinë nga ku vetë ajo erdhi dhe u formësua. Covid19, tashme ka mobilizuar të gjitha energjitë e njerëzimit si një paralajmërim për Armagedonin e kohëve moderne, dhe padyshim qe ai do t’ia dale edhe këtë here, duke mbijetuar përsëri dhe duke dëshmuar përsëri supermacine e tij mbi këtë planet pasi asgjë nuk është e pamundur për njerëzimin (Nil mortalibus radius est).
“INTELIGJENCA VIRALE” DHE TË PATHENAT E VAKSINAVE TË KORONAVIRUSIT”
Ekstrakt dhe përshtatje nga origjinali (THE CORONAVIRUSE “INTELLIGENCE” CAUSING GENETIC ALTERATIONS AND THE UNKNOËN OF ITS VACCINES)
*Shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, Universiteti i Mjekësisë së Tiranës
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Gazeta Panorama