Vendosni fjalën kyçe....

“Twitter”-i dhe “Facebook”-u bllokojnë Donald Trumpin pas sulmit në Kapitol


Presidenti amerikan Donald Trump është pezulluar nga Twitter-i për 12 orë, pasi ka bërë pastime për mbështetësit që sulmuan Kapitolin.

Në një postim për protestuesit ai tha “Ju dua” para se t’u thoshte të shkonin në shtëpi. Ai përsëriti gjithashtu pretendimet e tij për mashtrime zgjedhore.

“Twitter”-i tha se kërkohej heqja e tre postimeve të presidentit për “shkelje të rënda të politikës sonë të Integritetit Qytetar”, citon BBC.

Kompania tha se llogaria e presidentit do të mbetej e mbyllur nëse postimet nuk hiqeshin. Madje kërcënoi me “pezullim të përhershëm të llogarisë së Donald Trump”.

Kjo do të thotë se ditët e Donald Trump në Twitter mund të jenë të numëruara.

Ndërkohë, Facebook-u e ndaloi gjithashtu Trump për 24 orë. YouTube po ashtu hoqi videon.

Facebook tha: “Ne e hoqëm atë sepse në ekuilibër ne besojmë se ai kontribuon në vend që të zvogëlojë rrezikun e dhunës së vazhdueshme.”

Përkrahësit e presidentit sulmuan mbrëmjen e kaluar selinë e qeverisë amerikane dhe u përplasën me policinë, duke çuar në vdekjen e një gruaje. Tre persona të tjerë humbën jetën gjithashtu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *