Partia Socialiste ka dorëzuar në KQZ propozimin e saj për përdorimin e votimit e numërimit elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.
Pak më herët u zbulua propozimi i PD-së, që kërkonte përdorimin e teknologjisë në qarqet Korçë e Fier.
Ndryshe nga selia blu, ajo rozë propozon që teknologjia në zgjedhje të provohet në bashkinë e Korçës dhe në disa njësi administrative të bashkisë së Tiranës, që do përzgjidhen nga KQZ-ja.
Më herët kreu i KQZ-së, Celibash tha se teknologjia në zgjedhje mund të përdoret në 20% të zonave zgjedhore po për këtë duhet të ketë një marrëveshje mes partive poitike në garë.