Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, ka denoncuar sot qeverinë se po përdor arbitarazhet që kanë ‘kurdisur’ me vendimet e tyre, për të vjedhur lekët e shqiptarëve.
Sipas tij, për rastin e arbitrazhit të Parkut Fotovoltaik të Akërnisë, kompania që ka hedhur në gjyq shtetin, Energy B.V. drejtohet nga dyshja Mërtiri-Zoto të cilët kanë lidhje me kryeministrin Rama, ministrin Ahmetaj e kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj.
“Rama-Ahmetaj-Veliaj-Blushi-Mertiri-Zoto po duan të vjedhin edhe duke bërë gjasme arbitrazh! Regjistron nje kompani guackë në Hollandë, bën një aferë apo merr firmë nga Koka apo Ahmetaj dhe pastaj përdor firmën e ministrit të korruptuar për të bërë presion për të vjedhur qindra milionë euro para publike. Hajdutë e zuzarë të këtillë nuk kishim parë gjë akoma.” – shkruan Malltezi në Facebook.