Greqia ka vendosur t’i zgjasë deri në 21 janar kufizimet në hyrje-daljet e kufijve të saj, gjë që prek edhe Shqipërinë.
Të gjithë ata që lejohen të futen në vendin fqinj do duhet të kenë më vete një test negativ PCR të Covid-19.
Pas futjes në Greqi ata duhet të karantinohen për 7 ditë.