Vendosni fjalën kyçe....

“Jeni identifikuar i përshtatshëm të aplikoni për vaksinën”- Mesazhi që po mashtron britanikët


Policia britanike ka paralajmëruar qytetarët e saj se disa mashtruesë po dërgojnë tekste të rreme duke ofruar një vaksinë anti-Covid, në përpjekje për të vjedhur informacione personale dhe financiare.

Policia thotë se mesazhi ofron një lidhje me një uebfaqe të rreme “jashtëzakonisht bindëse” të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, ku njerëzve u kërkohet të japin detajet e tyre bankare për t’u regjistruar për vaksinën.

Po ashtu thonë se edhe telefonues po u kërkojnë njerëzve që të paguajnë për vaksinën përmes telefonit. Por në të vërtetë nuk ka asnjë pagesë për vaksinën.

Çfarë thotë teksti?

Një zëdhënës i Policisë së Derbyshire tha se në mesazhin që synon të mashtrojë qytetarët thuhet “Ne kemi identifikuar që ju keni të drejtë të aplikoni për vaksinën” dhe më pas ju bën të klikoni në një lidhje për informacion të mëtejshëm ose të aplikoni “për vaksinën”.

“Nëse merrni një tekst ose email që ju kërkon të klikoni në një link ose që ju të jepni informacione, të tilla si emrin juaj, karta krediti ose detajet e bankës, është një mashtrim.”– shtoi policia, citon BBC.

Paralajmërime të ngjashme në lidhje me përpjekjen për mashtrim janë postuar edhe në faqet lokale në Facebook gjatë Krishtlindjeve dhe periudhës së Vitit të Ri.

Kjo nuk është hera e parë që mashtrime të tilla po tentohen që nga fillimi i shpërndarjes së vaksinave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *