50 migrantë janë kapur në një gomone në Vlorë të cilët ishin bërë gati për tu dërguar në Itali.
Gomonia është pikasur në grykëderdhjen e Vjosës dhe mbante në të migrantë nga vendet e Lindjes së Mesme.
Mes personave në bord ka pasur edhe fëmijë dhe gra të cilët po dërgohen në zonën e Triportit në Vlorë.
Njoftimi i plotë:
Operacion i përbashkët për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta
Operacioni kryhet nga Roja Bregdetare e Forcës Detare, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza
Gjatë operacionit u bllokua në grykëderdhjen e lumit Vjosë, një gomone me migrantë nga vendet e treta
Operacioni për bllokimin e mjetit lundrues dhe më pas për evakuimin e personave në bord, kryhet në kushte të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë
Personat në bord, mes tyre gra e fëmijë në gomone, po evakuohen nga dy anijet luftarake të Rojës Bregdetare dhe Policia e Shtetit dhe transportohen në drejtim të Triportit, Vlorë.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te migranteve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.