Vendosni fjalën kyçe....

Meta dekreton ligjin për parandalimin Regjistrin Qendror  të Llogarive Bankare: Mjet për luftën kundër pastrimin e parave


Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin “Për Regjistrin Qendror të Llogarive Bankare”.

Sipas argumenteve të Metës ky akt i ri do shtojë më shumë mekanizmat ligjorë dhe instrumentet për parandalimin e keqpërdorimin e sistemit financiar në Shqipëri.

Ligji pritet të jetë mjet për luftën kundër pastrimit të parave.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 154/2020 “Për Regjistrin Qendror të Llogarive Bankare”, si një akt i ri që do të shtojë më shumë mekanizmat ligjorë dhe instrumentet për parandalimin e keqpërdorimit të sistemit financiar në Republikën e Shqipërisë.

Ky ligj pritet të jetë një mjet më shumë në dorë të agjencive ligjzbatuese në luftën kundër pastrimit të parave dhe të produkteve, që burojnë nga veprat penale, për parandalimin e financimit të terrorizmit, si dhe për lehtësimin e procedurave të mbledhjes së detyrimeve tatimore, taksave apo tarifave, në nivel qendror apo vendor”-deklaroi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *