Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Çuçi pas operacionit antidrogë në Skrapar: Do godasim çdokënd të përfshirë në paligjshmëri


Menjëherë pas operacionit antidrogë në Skrapar ku janë arrestuar dhjetëra persona, mes të cilëve edhe efektivë policie e zyrtarë, ka ardhur reagimi i ministrit të Brendshëm, Çuçi.

Ai thekson se institucioni që drejton do thellojë dhe shtrijë hetimet gjithëpërfshirëse për goditur ata që do provojnë të përfshihen në paligjshmëri.

“Është përmbyllur sot një operacion i rëndësishëm për goditjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit në vend. Ky hetim i iniciuar nga SHÇBA dhe i ndjekur në mënyrë profesionale nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë dhe nën drejtimin e SPAK, u finalizua me ekzekutimin e 23 vendimeve të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.

Përgëzime për strukturat e angazhuara në këtë mega-operacion, të shtrirë në kohë dhe në gjithë hallkat e zinxhirit, nga kultivuesit e bimëve narkotike, autoritetet lokale e deri tek zyrtarët e Policisë së Shtetit, që duke shpërdoruar detyrën u bënë palë në këtë aktivitet kriminal.

Shpreh bindjen dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme, për thellimin dhe shtrirjen e hetimeve gjithëpërfshirëse, për të goditur çdokënd që do të tentojë të përfshihet në paligjshmëri, duke i përballur ata me drejtësinë. Vetëm kështu do të ndërtojmë një Shqipëri më të sigurt e më të mirë për të gjithë.” – thuhet në reagimin e Çuçit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *