Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Brendshme thirrje qytetarëve: Aplikoni për karta, zyra e hapur edhe të shtunën


Ministria e Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për karta identiteti.

Në një njoftim në Facebook, ajo sqaron se zyrat do jenë të hapura për aplikim edhe ditën e shtunë, më 9 janar 2021.

“Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e Gjendjes Civile ku ka qendra aplikimi për karta ID dhe pasaporta, do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, 9 janar 2021.

MB fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj.” – thuhet në njoftimin e ministrisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *