OSHEE ka publikuar një njoftim lidhur me situatë e furnizimit me energji teksa vendi është përfshirë nga reshje të shumta shiu e dëbore. Në njoftim thuhet se rrjeti elektrik ka pësuar dëme në disa zona.
Situata sipas saj paraqitet më e rënduar në Lezhë, Shkodër, Tropojë, Laç, Rrëshen e Gjirokastër.
Pavarësisht terrent të vështirë, OSHEE njofton se po punohet për rparimin sa më të shpejtë të dëmeve.
Njoftimi
Informacion mbi situatën e furnizimit me energji
Për shkak të motit të keq, me reshje shiu intensive dhe shkarkime atmosferike, gjatë natës së mbrëmshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, rrjeti i shpërndarjes elektrike në disa zona në vend ka pësuar dëme.
Situata paraqitet e përkeqësuar në Lezhë, Shkodër, Tropojë, Laç, Rreshen dhe rajoni Gjirokastër.
Terreni i vështirë e ka bërë jo të lehtë punën e punonjësve të OSSH, megjithatë grupet e avarisë po angazhohen pa ndërprerje pë rikthimin e nornalitetit në furnizimin me energji në të gjitha zonat e prekura nga defektet. Rëndësi të veçantë i është kushtuar furnizimit pa ndërprerje të hidrovoreve, spitaleve dhe institucioneve publike.